Aktori i njohur amerikane është akuzuar nga të paktën tetë femra për keqtrajtim dhe sjellje të pahijshme.
Në mesin e femrave të cilat akuzojnë Morgan Freeman përfshihet edhe një asistente e produksionit, e cila ka deklaruar se ai ishte përpjekur ta prekë pa vullnetin e saj.
Femrat tjera përfshijnë ish-stafin e Revelations Entertainment, kompani e produksionit të Freeman.
Njëra prej tyre thotë se aktori kishte dashur t’i heqë fustanin për të parë nëse ajo kishte të brendshme në vitin 2015.
Edhe raportuesja e CNN-it, Chloe Melas, ka pohuar se Freeman ishte sjellë në mënyrë të pahijshme ndaj saj vitin e kaluar.
Aktori 80-vjeçar ende nuk është përgjigjur ndaj akuzave.