Angela Martini feston ditëlindjen, surpriza e bashkëshortit do t'ju mahnisë

Mediale Vip

Angela Martini feston ditëlindjen, surpriza e bashkëshortit do t'ju mahnisë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:02
Angela Martini me bashkëshortin

Modelja bukuroshe Angela Martini ka festuar ditëlindjen dhe ka ndarë me ndjekësit e saj surprizën që bashkëshorti i saj, producenti rumun, i kishte përgatitur.

Siç shihet dhe në fotot dhe videot që modelja ka publikuar në “Instagram” dhe “Instastory”, bashkëshorti i saj ka bërë të mundur që bukuroshja shqiptare të kaloj një ditëlindje të paharrueshme dhe shumë romantike.

Partneri i saj e kishte mbushur me zbukurime dhe urime çdo pjesë të vendit ku ata po qëndronin, duke i vendosur një tortë të madhe mbi krevat. Mëngjesin e servirur me një tryezë mjaftë romantike, çdo pjesë të vendit mbushur me tullumbace e dedikime dhe në bregun e detit kishte mundësuar një urim me llamba shndritëse ku shkruante “Happy Birthday My Love” (gëzuar ditëlindjen e dashura ime).

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat