“Prej teje”, kënga e Petros që e duan të gjithë!

Mediale Vip

“Prej teje”, kënga e Petros që e duan të gjithë!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:51
Petro Xhori

Ka vetëm pak kohë që është publikuar kënga e re e këngëtarit të ri por shumë të talentuar Petro Xhori me titull “Prej teje”. I zbuluar në një nga edicionet e “X Factor” Petro duket se me këtë këngë ka kapur suksesin aq shumë të dëshiruar. Mbi 800 mijë klikime në kanalin youtube, klikime reale, video që postohen ndërkohë që këndohet kënga e tij nga fansa të tij dhe vlerësime pa fund ka marrë kjo këngë dhe këngëtari.

Image

Petro, meritën për suksesin e kësaj kënge nuk e mban vetëm për vete por e ndan me kompozitorin Irkenc Hyka, Dj Jojo si dhe 2Step. Nuk dihet nëse kënga është një përjetim personal apo jo, por një gjë është e sigurtë, suksesin e ka në xhep dhe po shkon drejt 1 milionshit! Ai ka lajmëruar edhe ardhjen e një kënge të re të cilën pritet ta sjellë shumë shpejt, por ndërkohë që Petro po zien në studio suksesin e ri, ju shijoni “Prej teje”…! BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat