E pyesin nëse e do femrën e virgjër? Këngëtari shqiptar zihet ngushtë në emision

Mediale Vip

E pyesin nëse e do femrën e virgjër? Këngëtari shqiptar zihet ngushtë në emision

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:18
Olti Marku

Ai është një nga këngëtarët që me këngët e tij është bërë i njohur për publikun shqiptar. Mirëpo edhe pse nuk është shumë aktiv me videoklipe ai njihet dhe për performancat e tij live në lokale të ndryshme.

Bëhet fjalë për Olti Markun, i cili së bashku me Erik Lloshin kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Adrenalina’ në INTV, ku përveç pjesës së lojës kanë rrëfyer dhe diçka më shumë për jetën e tyre private.Teksa këngëtari ka qenë duke folur për jetën private ai është pyetur nga gazetarja se nëse është një nga ata djemtë që e duan femrën të virgjër.

“Je nga ata çunat tradicionalë që kërkon që femra jote të jetë e virgjër?”, e pyet moderatorja.

Kjo pyetje e ka kapur të papërgatitur Oltin, i cili siç duket edhe nga pamjet është vënë në siklet dhe ka rrëfyer se nuk ja kishin bërë ndonjëherë si pyetje.

“Hohoho! S’ma ka marrë mendja që do më pyeste njeri kështu. Jo nuk jam në këtë pjesë fare nuk më rezulton vetja, tek tipi im”, është shprehur Olti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat