Burak Ozcivit humbet plot 10 kilogramë, çfarë po ndodh me aktorin?

Mediale Vip

Burak Ozcivit humbet plot 10 kilogramë, çfarë po ndodh me aktorin?

Më: 24 maj 2018 Në ora: 08:11
Burak Ozcivit

Aktori i njohur Burak Ozcivit ka humbur 10 kg nga pesha e tij. Nga ana shëndetsore nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Ky ndryshim në peshë ka ardhur nga lodhja e shkaktuar nga xhirimet e "Can Feda", projektit më të fundit të Burak ku interpreton së bashku me Kerem Bursin.

Për shkak të ndryshimit të madh në peshë, huhet se Ozcivit po rinovon garderobën e tij. Për këtë është angazhuar stilisti personal i kostumeve të aktorit ndërsa për pjesën tjetër të rrobave është kujdesur bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen e cila ka marrë përsipër të bëjë shopping për Burak. Ndërsa përsa i përket rrobave të mëparshme të aktorit, ato do të shkojnë të gjitha në fondacionet e bamirësisë. Një gjest për tu vlerësuar apo jo

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat