Kënga e Ledrit dhe Ermalit “Fshatarja ime” kap 11 milionëshin

Mediale Vip

Kënga e Ledrit dhe Ermalit “Fshatarja ime” kap 11 milionëshin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:10
Ledri Vula

Ledri Vula është njëri ndër reperët më të pëlqyer dhe më të kërkuar në treg.

Para dy muajve Ledri dhe Ermal Fejzullahu kanë përpunuar këngën “Fshatarja ime” të Sabri Fejzullahut.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku, e cila tashmë numëron mbi 11 milion klikime në kanalin zyrtar Youtube.

Nuk është e vetmja këngë me të cilin Ledri ka arritur sukses, pasi që edhe kjo e fundit me Butën “Merri Merri”, ka marrë 3 milion klikime.

Pothuajse, të gjitha këngët e reperit Vula kanë thyer rekord shikueshmërie të cilat marrin miliona për pak ditë.

Pas sukseseve në karrierë, Ledri është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Greqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat