Dua Lipa arrin në Kiev për finalen e Ligës së Kampionëve, paralajmëron performancë të zjarrtë

Mediale Vip

Dua Lipa arrin në Kiev për finalen e Ligës së Kampionëve, paralajmëron performancë të zjarrtë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:02
Dua Lipa

Superylli shqiptar, Dua Lipa, ka arritur në Kiev të Ukrainës.

Bukuroshja nga Prishtina tashmë është konfirmuar si performuese në finalen e Ligës së Kampionëve.

Ajo do të performojë hitin e saj “New Rules” në një skenë të improvizuar gjignate që do të ngritet në fushën e stadiumit olimpik të Kievit.

Këngëtarja me suksesin e saj ka arritur të bindë institucionin më të lartë të futbollit evropian që të jetë përfaqësuesja artistik e mbrëmjes më të madhe të futbollit evropian.

Dhe, tashmë Dua ka arritur në kryeyqtetin e Ukrainës, ku ka paralajmëruar edhe performancë të zjarrtë.

“U zgjova në Kiev. Ukrainë jam këtu për finalen e Ligës së Kampionëve. Mezi pres që ju ta shihni këtë që po bëj gati në prova. Duajeni dhe jetojeni”, u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.

Dua Lipa së fundmi qëndroi në Las Vegas ku ka realizuar performanca për Billboard Awards dhe The Voice of USA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat