Akuza të reja ndaj R Kelly

Mediale Vip

Akuza të reja ndaj R Kelly

Më: 22 maj 2018 Në ora: 20:40
R Kelly dhe Faith Rodgers

Këngëtari i muzikës R&B, R Kelly, ka infektuar një 19 vjeçare me sëmundje të pashërueshme, seksualisht të transmetueshme, sipas një padie të re ndaj tij.

Faith Rodgers ka deklaruar se ishte abuzuar fizikisht mentalisht dhe verbalisht nga këngëtari, me të cilin ishte në lidhje për afërsisht një vit.

Abuzimin nga R Kelly, Faith e ka treguar në tërësi në një interviste në BBC.

Përfaqësues të këngëtarit kanë mohuar kategorikisht këto akuza.

Këto nuk janë problemet e para që R Kelly ka në lidhje me abuzimet dhe keqtrajtimet seksuale. Kompanitë muzikore si Spotify dhe Apple kanë larguar këngët e R Kelly nga shërbimet e tyre, përderisa një peticion kur kërkohet ndalimi i muzikës së tij ka grumbulluar 70,000 nënshkrime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat