Valon Azizi gati për një super baladë dhe një album

Mediale Vip

Valon Azizi gati për një super baladë dhe një album

Më: 22 maj 2018 Në ora: 13:52
Valon Azizi

Ai është një artist mjaft i pëlqyer dhe i angazhuar kudo, e shumë shpejt do të na sjellë një super baladë. Ky është këngëtari Valon Azizi që mësojmë se ka gati baladën me titull “Skam fat në dashuri”, një baladë mjaft prekëse që do të vijë edhe me një videoklip shumë të bukur, por shumë shpejt do të sjellë edhe një këngë mjaft ritmike.

Valoni jo vetëm këndon bukur por është mjaft i talentuar edhe si muzikant në sint e ku është ai nëpër ahengje dhe dasma krijon një super atmosferë, ndërsa pas baladës ka gati të sjellë edhe një album për të gjithë fansat e tij, ku do të përmbajë 10 këngë mjaft të bukura me autorë mjaft të mirë shqiptarë. Këngtëri jeton në Zvicër por këto ditë ka vizituar vendlindjen Kosovën, ndoshta për ti vënë në terezi të dy projektet që po i sjell në tregun muzikor shqiptar.BS

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat