Ishin në prag martese, çifti i “Big Brother 9” i jep fund lidhjes

Mediale Vip

Ishin në prag martese, çifti i “Big Brother 9” i jep fund lidhjes

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:21
Danjeli dhe Fotini

Ndërkohë që pritej një dasmë, çifti i shumë përfolur i “Big Brother 9” i ka thënë fund lidhjes së tyre. Një gjë e tillë është bërë e ditur publikisht nga vetë Danjeli, nëpërmjet një statusi në “Instastory”, i cili e pranon se lidhja e tyre ka marrë fund.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri shkruan: “Mirëmbrëma miq. Uroj të jeni të gjithë mirë. Janë disa arsye për të cilat unë dhe Fotini kemi vendosur të ndërpresim këtë lidhje duke gëzuar respekt për çdo të mirë edhe të keqe që kemi kaluar së bashku dhe sigurisht për njëri-tjetrin. La FO DA!”.

Sigurisht që arsyet se pse lidhja e tyre thuajse 1-vjeçare ka marrë fund nuk janë bërë të ditura, por çifti pati planifikuar të bënin një dasmë menjëherë pasi të tërhiqnin çmimin e madh që fituan, gjë e cila nuk do të ndodhi kurrë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat