Më në fund po martohet Hugh Grant

Mediale Vip

Më në fund po martohet Hugh Grant

Më: 22 maj 2018 Në ora: 07:43
Hugh Grant dhe Anna Eberstein

Është cilësuar si njëri nga beqarët më të përfolur të Hollywood, por siç duket aktori Hugh Grant më në fund do të kurorëzohet.

Ylli i “The Four Weddings and a Funeral” dhe “Paddington” do të martohen me nënën e tre fëmijëve të tij, producenten suedeze, Anna Eberstein.

Grant, 57 vjeçar, në total ka pesë fëmijë, dy prej te cilëve – Tabitha dhe Felix – me ish partneren e tij Tinglan Hong.

Eberstein, 39 vjeçare lindi për herë të parë një djalë në vitin 2012. Çifti më pas u bënë prindër të një vajze në vitin 2015 ndërsa në mars të këtij viti ata u bënë prindër për herë të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat