Martohet Tori Kelly

Mediale Vip

Martohet Tori Kelly

Më: 22 maj 2018 Në ora: 07:42
Tori Kelly

Tori Kelly është martuar!

25-vjeçarja u kurorëzua me të dashurin e saj basketbollist, Andre Murillo, 28-vjeçar.

Të dy e konfirmuan lajmin përmes rrjeteve sociale.

“Faleminderit të gjithë atyre që këtë ditë e kanë bërë edhe me të veçantë”, shkroi Tori nën një foto me fustanin e nusërisë.

Ndërkaq Andre tha: “Në të mirë dhe në të keq, në sëmundje dhe shëndet, derisa vdekja të na ndajë”.

Çifti u fejua në shtator të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat