Ansi Agolli finalizon me një bebe lidhjen 11-vjeçare me Rean, dashuria që i rezistoi largësisë

Mediale Vip

Ansi Agolli finalizon me një bebe lidhjen 11-vjeçare me Rean, dashuria që i rezistoi largësisë

Më: 21 maj 2018 Në ora: 19:39
Ansi Agolli dhe Rea

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, është bërë para pak ditësh baba për herë të parë, pasi partnerja e tij e zemrës prej 11 vitesh, Rea, ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmi u bë i ditur nga vetëmbrojtësi shqiptar në rrjetin social “Instagram”. “Mirë se erdhe mes nesh, biri im! Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë!” shkruante futbollisti nga Tirana, i cili luan prej disa vitesh për skuadrën Qarabag në Azerbajxhan.

Në tekstin shoqërues të fotos, 35-vjeçari pozonte me partneren Rea direkt nga salla e lindjes në spitalin “Langone Health Clinic” në New York. Çifti ka zgjedhur një emër të veçantë për djalin, duke e quajtur Blodin Brooklyn Agolli, emër që ka marrë shumë komplimente nga tifozët e Ansit. Fëmija erdhi në jetë në vitin e 11 të historisë së tij të dashurisë me vajzën shumë simpatike nga Tirana.

Mbrojtësi i skuadrës së Qarabag-ut, që spikat për shpejtësinë e teknikën në fushë, në historinë e tij të dashurisë me partneren Rea është ai djali romantik dhe i përkushtuar, që bën çdo gjë për ta bërë partneren të ndihet e lumtur. Përveç fotove nga ndeshjet, një pjesë të mirë të galerisë së tij në “Instagram” e zënë fotot me partneren, të shkrepura gjatë udhëtimeve apo takimeve të tyre të bukura.

Futbollisti që pritet si hero në Azerbajxhan, ku jeton prej vitesh e konsideron familje partneren e tij, e cila ndjek studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga darkat romantike në Baku deri te pushimet luksoze në Seychelles janë pjesë e stilit të tyre të jetës dhe udhëtimeve që bëjnë nëpër botë si çift shumë i dashuruar.

Agolli e ka deklaruar hapur ndjenjën e madhe për Rean, pasi ai postoi një foto ku pas shpinës së tij shkruhej “I love Rea”. Ata janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin, ndërkohë që janë njohur para 11 vitesh dhe sapo finalizuan me bebe lidhjen e tyre në distancë, duke qenë se Rea ka ndjekur studimet në SHBA, kurse Ansi prej vitesh jeton në Baku.

E kush është Rea, vajza e panjohur që ka rrëmbyer zemrën e Agollit?

Ajo është 29 vjeçe, është nga Tirana dhe ka ndjekur studimet me rezultate të shkëlqyera në New York (SHBA), ku jeton bashkë me familjen. Edhe pse ata janë një çift i konsoliduar, Ansi ka pohuar se kanë planifikuar dhe dasmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat