Një natë më parë, në Las Vegas, u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards”.
Në mesin e yjeve botërorë, nuk munguan as dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Këto të fundit janë vetëm dy nga këngëtaret shqiptare që bëjnë krenar popullin e tyre nëpër botë. Por nga kjo mbrëmje diçka ka bërë përshtypje.
Duke qenë se Rita Ora nuk ka marrëdhënie aspak të mira me Dua-n, kjo e fundit shfaqet në këtë foto me Bebe Rexhën e cila ka shoqëri të ngushtë me Ritën.