Nexhbedin Gaxherri gati me dy klipe dhe një album

Mediale Vip

Nexhbedin Gaxherri gati me dy klipe dhe një album

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 21 maj 2018 Në ora: 16:20
Nexhbedin Gaxherri

Një artist mjaft i kërkuar kudo pasi që kur ishte 5 vjeç në Junik të Kosovës nisi të merret me muzikë më pas më të gjithë familjen emigroi në Zvicër pa e harruar pasionin për të kënduarin duke mbaruar edhe shkollën e muzikës atje. Ky është Nexhbedin Gaxherri, apo siç e njohin të gjithë në art me emrin Nexhi, i cili deri tani në treg ka 8 albume dhe 24 videklipe dhe plot hite. Nexhi është kudo i angazhuar falë repertorit dhe zërit të tij në Europë në mbrëmjet muzikore, por edhe i ftuar shpesh në dasmat në Kosovë.

Ai sapo ka realizuar me klipe dy këngë të reja njëra moderne për atmosferë clubesh, e tjetra këngë që do të vijë në verë është këngë dasmash. Mësojmë se për këngën e parë me titull “Llokum” artisti ka bashkëpunuar me kompozitorin e njohur nga Tirana, Gezim Mneri, për tekstin, muzikën dhe orkestrimin dhe pritet të dalë shumë shpejt në treg me një video të bukur, ndërsa gjithashtu ai ka gati edhe një album me 8 këngë të bukura, ndërsa është një prej këngëtarëve më të angazhuar në verë nëpër dasmat shqiptare ku po bëhet gati të nisë.BS

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat