Janet Jackson fiton çmim të rëndësishëm në Billboard Music

Mediale Vip

Janet Jackson fiton çmim të rëndësishëm në Billboard Music

Më: 21 maj 2018 Në ora: 13:49
Janet Jackson

Janet Jackson ka fituar Çmimi Ikonë në Billboard.

Motra e Michael Jackson mbajti një fjalim për lëvizjen #MeToo pasi doli në skenën e Billboard Music Award mbrëmjen e së dielës, për të marrë çmimin.

“Unë besoj se, për të gjitha sfidat tona, jetojmë në një moment të lavdishëm në histori. Më në fund, gratë e kanë bërë të qartë se nuk do të kontrollohen, manipulohen apo abuzohen. Unë mbështes femrat dhe meshkujt që janë të zemëruar nga diskriminimi,”-tha ajo.

Këngëtarja, albumi i vitit 1986 ‘Control’, i së cilës trajton tema të feminizmit, ka kënduar edhe më parë për abuzimin në famije si “What About” dhe “Lessons Learned”.

Këngëtarja performoi një përzierje të tre këngëve të  saj Nasty, If dhe Throb. Kjo ishte performanca e saj e parë televizive në SHBA pas 9 vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat