Kini kujdes nga këpucët e preferuara të Kim Kardashian

Mediale Vip

Kini kujdes nga këpucët e preferuara të Kim Kardashian

Më: 20 maj 2018 Në ora: 19:28
Ilustrim

Nëse bezdiseni nga këpucët plastike të llojit që vesh Kim Kardashian, nuk jeni të vetmit.

Përtej djersës që shkaktohet në ditët shumë të ngrohta, këto këpucë plastike që vishen pa çorape mbledhin baktere të shumta.

Një ndër to janë bakteret e kërpudhave që mund të shkaktojnë infeksion lëkure.

Dr Rock Positano ka folur për Vogue duke thënë se një këpucë pa çorape është pak e pisët, por kur vesh një këpucë plastike pa ajër, është shumë e rrezikshme.

Këmba në vetvete siguron një mjedis të përsosur për rritjen bakteriale dhe kërpudhore, prandaj duhet kujdes i madh për këpucët që vishni.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat