Shpat Kasapi nuk e harron Afërdita Dreshajn

Mediale Vip

Shpat Kasapi nuk e harron Afërdita Dreshajn

Më: 20 maj 2018 Në ora: 07:48
Shpat Kasapi

Ajo është ndër modelet më të njohura shqiptare. Bëhet fjalë për Xhesika Berberin.

Ajo prej vitesh jeton në Amerikë, nga ku ushtron profesionin e saj si modele. Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” dhe na tregoi më tepër për karrierën si modele, por edhe për jetën e saj.

Gjatë emisionit ajo iu përgjigj edhe “pyetjeve nga Facebook” ku ndër të tjerë kishte shkruajtur edhe këngëtari Shpat Kasapi.

Ermal Mamaqi: Shpat Kasapi ka shkruar një pyetje për Xhesikën. Bëja këtë pyetje Xhesikës thotë. Jam Shpat Kasapi i vërtetë. A do të lidhesh edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj? Dhe a mendon se kështu do ta ruajmë origjinën shqiptare?

Xhesika Biberi: Përshëndetje Shpati, për mua nuk ka rëndësi fare prejardhja. E rëndësishme është të kesh një njeri që ta duash dhe të të dojë, që mendja dhe zemra ta aprovojnë. Nuk ka rëndësi fare origjina. Afërdita ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe së shpejti do të martohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat