Era Istrefi konfirmon lajmin se do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit?

Mediale Vip

Era Istrefi konfirmon lajmin se do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit?

Më: 19 maj 2018 Në ora: 21:39
Era Istrefi

Gjatë ditës së djeshme, është dhënë lajmi se këngëtarja kosovare, Era Istrefi do të performojë himin e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Ajo do të performojë bashkë me Will Smithin, ndërsa kënga është prodhuar nga DJ Deeplo,  arritje kjo  shumë e madhe për këngëtaren, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja pas këtij lajmi, ka publikuar një video ku shihet me një top futbolli në duar dhe me nënshkrimin e saj dhe të një tjetër personi, që supozohet të jetë i Will Smithit, e që në një aspekt ka konfirmuar sërish lajmin për suksesin e arritur.

Kujtojmë që Kampionati Botëror do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat