I përlotur, fjalët e para që i tha Princ Harry Meghan kur e pa nuse

Mediale Vip

I përlotur, fjalët e para që i tha Princ Harry Meghan kur e pa nuse

Më: 19 maj 2018 Në ora: 14:34
Princ Harry dhe Meghan Markle

Ceremonia martesore në kishë po vazhdon për çiftin më protagonist të ditës, Princ Harry dhe Meghan Markle.

Me një fustan të thjeshtë, por shumë elegant, nusja e vitit e ka lënë pa fjalë dhëndrin.

Teksa po i afrohej pikës qëndrore të kishës, Meghan e ka emocionuar pa kushte bashkëshortin e saj.

Harry i ka kapur dorën nuses dhe më pas i tha: "Dukesh e mahnitshme. Më ke munguar".

Këto ishin fjalët e para që Princ Harry i tha partneres së tij, pak minuta pasi i tha "Faleminderit" të atit, Princit Çarls i cili e shoqëroi në altar Markle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat