Duka dhe Dukesha e Sussex-it. Mbretëresha jep titujt që nuk përdoreshin që nga 1843

Mediale Vip

Duka dhe Dukesha e Sussex-it. Mbretëresha jep titujt që nuk përdoreshin që nga 1843

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:47
Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle do të bëhen Duka dhe Dukesha e Sussex-it kur të martohen ditën e sotme.

Mbretëresha ka dhënë këto tituj për nipin e saj dhe nusen e tij. Meghan do të bëhet kështu Dukesha e parë e Sussex-it në histori, ndërsa Princi Harry do të jetë Duka i parë i Sussex-it pas 175 vitesh.

Në këtë mënyrë, ish-aktorja amerikane Meghan Markle do të quhet tashmë Lartmadhëria e Saj Dukesha e Sussex-it.

Turma të mëdha njerëzish janë grumbulluar në Windsor për të qenë dëshmitarë të martesës mbretërore mes Princit Harry dhe Meghan Markle.

Rreth 100 000 persona pritet që të qëndrojnë anës rrugëve, me shpresën se do të shohin sadopak çiftin e lumtur.

600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin nëpërmjet televizionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat