E rrethuar nga dhuratat e shumta dhe buqetat me lule, Marina thotë “Faleminderit”

Mediale Vip

E rrethuar nga dhuratat e shumta dhe buqetat me lule, Marina thotë “Faleminderit”

Më: 19 maj 2018 Në ora: 07:23
Marina Vjollca

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca, ditën e djeshme (e enjte) festoi ditëlindjen e saj të 28-të.

Me këtë rast, ajo mori urime të shumta dhe të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në një ditëlindje si kjo nuk munguan edhe dhuratat, pasi të tilla kishte shumë për Marinën sot.

Bukuroshja Vjollca publikoi së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej duke pozuar në mes të një grumbulli dhuratash.

Më së shumti në sy bien buqetat me lule, ngase duket se Marina ka marrë plot të tillë në ditëlindjen e saj të 28-të.

“Ndihem e bekuar nga dashuria që më dhuruat me urimet tuaja! Faleminderit”, ka shkruar Marina Vjollca në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, urimet speciale nga fansat e saj të shumtë nuk munguan në hapësirën për komente te fotografia e publikuar në Instagram. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat