Zaimina publikon fotografinë më të veçantë me vajzën e vogël: Shtrëngimi më i bukur në jetë

Mediale Vip

Zaimina publikon fotografinë më të veçantë me vajzën e vogël: Shtrëngimi më i bukur në jetë

Më: 19 maj 2018 Në ora: 06:23
Zaimina Vasjari

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari këtë vit ka përjetuar një prej ndjenjave më të bukura, atë të të bërit nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe.

Tani pas disa muajsh, Khloe ka filluar të rritet, e ndërsa këngëtarja po shijon ditët më të mira të mëmësisë.

Ajo së fundmi ka publikuar në InstaStory një imazh shumë të ëmbël të vajzës së saj.

Në fotografi, Zaimina shfaqet duke shtrënguar dorën e vogëlushes së saj, teksa edhe më emocionues është mbishkrimi që i ka lënë fotografisë.

“Shtrëngimi më i bukur në botë”, ka shkruar Zaimina, duke iu referuar kështu faktit se bashkimi i duarve me të voglën e saj është më i miri në botë për të.

Përndryshe, sa i përket muzikës, Zaimina nuk ka qenë aktive, dhe përkushtimi ndaj vajzës ka qenë arsyeja kryesore e kësaj pauze.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat