Angela Merkel, fanse e Eleni Foureiras!

Mediale Vip

Angela Merkel, fanse e Eleni Foureiras!

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:39
Angela Merkel, Eleni Foureira

Kënga “Fuego” e shqiptares Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, po korr sukses në të gjithë botë.

Pavarësisht se u rendit në vend të dytë në Eurovision, shumë zëra thonë se ajo do të duhej të ishte fituese.

Megjithatë, performanca e këngëtares shqiptare dhe kënga ritmike, është kthyer në hitin e momentin. Fanse e Elenit duket se është edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel. Në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, Angela Merkel tha duke qeshur se preferon këngën Fuego.

Edhe Presidenti i Francës, Macron, kishte të njëjtin mendim. Nuk mungoi falenderimi në Twitter nga Eleni Foureira për Kancelaren gjermane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat