Kate shfaqet në formë pas lindjes

Mediale Vip

Kate shfaqet në formë pas lindjes

Më: 18 maj 2018 Në ora: 14:49
Kate Middleton

Që pas ardhjes në jetë të Princit Louis, Kate është fptografuar dje për herë të parë nga paparacët.

Veshur me një fustan nga Michael Kors me dizenjo lulesh blu dhe rozë, e me syze të mëdha të zeza, Middleton ka qenë e ulur në makinë, teksa është nisur drejt Windsor Castle për të qenë e pranishme në provat e dasmës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle.

Pranë saj ka qenë dhe Princ William, që si shumë herë nuk e lë pa shoqëruar bashkëshorten. Siç edhe pritej, Kate duket më në formë se kurrë, ndërsa ka lajmëruar që pas eventit të nesërm, nuk do të eskpozohet për një kohë të gjatë. Sipas raporteve zyrtare, Dukesha e Kembrixhit ka nevojë për pushime dhe kohë të lirë për t’u kujdesur për fëmijët, sidomos për të voglin Louis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat