Zbulohet shkaku i ndarjes së John Cena dhe Nikki Bella

Mediale Vip

Zbulohet shkaku i ndarjes së John Cena dhe Nikki Bella

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:04
John Cena dhe Nikki Bella

John Cena po përpiqet shumë për të fituar përsëri Nikki Bella, por ajo ende nuk është gati për tu rikthyer, raporton TMZ.

Pak ditë më parë ylli i mundjes tha se dëshiron që të martohet dhe të ketë fëmijë me Nikkin.

Nikki ka thënë për TMZ se: "Unë besoj 100% se ai dëshiron që të ketë fëmijë. Kjo më bën që të kthehem pas dhe të hidhem në krahët e tij."

Ajo shprehet se tani beson se John është i sinqertë kur thotë se dëshiron të ketë fëmijë. Mendohet se debati mbi sjelljen në jetë të një fëmije solli ndarjen e dy yjeve të WWE pas 6 vitesh lidhje. Nikki dhe Bella ishin në prag të martesës.

Konflikti mbi fëmijët ka shkaktuar çorientim të saj në lidhje me marrëdhënien e tyre,

"Mua më intereson ai dhe e dua shumë,"-shprehet Bella, duke shtuar se duhet të mendohet seriozisht përpara se të bëjë një kthesë në marrëdhënien e tyre.

Ajo shprehet se është lënduar shumë nga ky konflikt.

"Shumë njerëz martohen për publicitet. Nuk jam si ata njerëz. Nuk dua të hezitoj por dua të bëj atë që më thotë zemra."

Nikki shprehet se nuk ia ka idenë se si do reagonte nëse John i vjen ballë për ballë dhe i lutet që të martohet me të: "Unë jam një vajzë që jeton momentin, sinqerisht nuk e di se çfarë do të ti thoja."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat