Princi Charles do ta shoqërojë Meghan në altar

Mediale Vip

Princi Charles do ta shoqërojë Meghan në altar

Më: 18 maj 2018 Në ora: 12:02
Meghan Markle dhe Princi Charles

Princi Charles do ta shoqërojë Meghan Markle në altar ditën e diel, kur bukuroshja do të martohet me Princin Harry, ka bërë të ditur Pallati Mbretëror Kensington.

Babai i Markle nuk do të jetë prezent në dasme. Vetë Markle kishte njoftuar për këtë përmes një deklarate ditën e enjte, me ç’rast kishte thënë se do t’i jap hapësire që të shërohet, pasi Thomas kishte pasur probleme me shëndetin e zemrës.

Nga pallati mbretëror kanë deklaruar se Princi i Wales është i lumtur që të mirëpres Markle në familjen mbretërore në këtë formë.

Nëna e Meghan, Doria Ragland, do ta shoqërojë vajzën e saj deri në Kishën “St.George” në Windsor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat