Këngëtarja Pink është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, njëkohësisht edhe nëpër media, për përgjigjen fantastike që i ka dhënë një komentuesi.
Një përdorues i Twitter kishte shkruar se ajo dukej tejet e moshuar dhe në vend të emrit Pink (rozë) duhet të përdorë Purple (lejla).
Ndërsa këngëtarja kishte përgjigje interesante.
“Duhet të jesh nga Los Angeles. Ka aq pak njerëz në botë që zgjedhin të plaken në mënyrë të natyrshme. Unë kam fituar çdo minutë të 38 vjetëve të mia”
Aktori Josh Gad, aktorja Reese Witherspoon e shumë yje të tjera kanv përshëndetur këtë veprim të Pink.