U bë baba për herë të parë, stilisti i njohur organizon një festë të madhe për pritjen e vajzës

Mediale Vip

U bë baba për herë të parë, stilisti i njohur organizon një festë të madhe për pritjen e vajzës

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:21
Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani

Stilisti i njohur Valdrin Sahiti është bërë baba i një vajze rreth një muaj më parë, të cilën kanë vendosur ta quajnë Bella.

Ditën e djeshme Valdrini ka bërë të ditur se Bashkëshortja dhe vogëlushja Bella kanë mbërritur në Kosovë. Kujtojmë se Edita, partnerja e stilistit, e bëri lindjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes ata janë rikthyer në Prishtinë, për të jetuar pranë babi Valdrinit.

Nga fotot e publikuara, duket se stilisti i mirënjohur ka organizuar një festë të madhe me rastin e ardhjes së vajzës për herë të parë në shtëpi.

Valdrini i ka zbukuruar ambientet e shtëpisë deri në detaje dhe e ka mbushur atë me tullumbace rozë. Gjithashtu ai nuk le pa fokusuar dhe dhuratat që i janë bërë princeshës së vogël e tortën që mban emrin Bella.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat