Eleni Foureira shpërthen ndaj grekëve që e shanë për shqiponjën: Ata racistë që më bënë të ndiej turp…

Mediale Vip

Eleni Foureira shpërthen ndaj grekëve që e shanë për shqiponjën: Ata racistë që më bënë të ndiej turp…

Më: 17 maj 2018 Në ora: 17:16
Eleni Foureira

Vetëm se bëri simbolin e shqiponjës me duar së bashku me Eugent Bushpepën, mediat greke kryqëzuan këngëtaren shqiptare Eleni Foureiran, e cila përfaqësoi Qipron në “Eurovizion”.

E teksa të gjithë shqiptarët i bëri krenarë ky gjest i Elenit, nga ana tjetër pati një sërë akuzash nga mediat greke që e konsideronin këtë veprim si provokues.

Tani që Festivali Europian i Këngës ka përfunduar, të gjithë kanë nisur të tregojnë eksperiencën që kanë përjetuar në Lisbonë të Portugalisë. Kështu ka bërë edhe Eleni, e cila ka  folur për televizionin “Star TV”, duke treguar eksperiencën e saj të hidhur në lidhje me sulmin që iu bë pasi ajo bëri simbolin e shqiponjës së bashku me përfaqësuesin e Shqipërisë, Eugent Bushpepën.

“Gjithë këto emisione më bën mbeturin vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frik të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, ka rrëfyer Eleni për mediat greke.

Ndërkohë një ndër gazetarët e “Star Tv”, i cili ishte i pranishëm në grupin e Elenit në Portugali ka treguar se këngëtarja shqiptare i përjetoi shumë keq këto akuza dhe  u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari.

“Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam ndikuan shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi”, ka treguar gazetari i “Star Tv”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat