Eugent Bushpepa: Nuk prisja që të shkoja në finale - Bota Sot
Eugent Bushpepa: Nuk prisja që të shkoja në finale

Mediale Vip

E premte, 17 gusht 2018

Eugent Bushpepa: Nuk prisja që të shkoja në finale

Më: 16 maj 2018 Në ora: 21:44
Eugent Bushpepa

Eugent Bushpepa tregoi eksperiencën e tij në Eurovizion në studion e “Top Show Magazine”.

Këngëtari i famshëm, i cili u rendit në vendin e 11 në Festivalin Europian të Këngës, deklaroi se kjo ishte një “dritare shumë e madhe për të paraqitur artin jashtë kufijve” dhe “rritje profesionale”.

Bushpepa theksoi se nuk shkoi me synim për të fituar, por vetëm që të performonte denjësisht në gjysmëfinale.

“Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne”, tha Bushpepa.

Kantautori theksoi se “gjuha shqipe në këngë është lavdëruar që në fillim”.

“Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga”, u shpreh Eugent Bushpepa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test