Dokumentar: Whitney reflekton rreth famës dhe vështirësive

Mediale Vip

Dokumentar: Whitney reflekton rreth famës dhe vështirësive

Më: 16 maj 2018 Në ora: 21:11
Whitney Houston

Whitney Houston mendohet thellë rreth vështirësive të jetës së saj në një trajller të ri për të në një dokumentar të ardhshëm në lidhje me ikonën e muzikës pop.

“Kishte momente kur shikoja lartë për Zotin dhe thosha: “Pse është duke më ndodhur mua kjo?”, kujtonte ajo.

Ky klip parashikon strukturën gjithëpërfshirëse të filmit, duke prekur jetën e saj të hershme familjare, ngjitjen në famë dhe luftën përfundimtare me varësinë nga droga. Aty përfshihet gjithashtu edhe marrëdhënia e saj e trazuar me ish bashkëshortin Bobby Brown.

“Bobby ishte xheloz”, kujton një i intervistuar. “Ai donte të ishte në skenë; donte të ishte në ballë dhe përfundimisht ajo u tërhoq për ta ngritur atë”.

Në një skenë private në prapaskenë, Houston shfryhet rreth presioneve të stuhisë.

“Njerëzit mendojnë se është aq e lehtë, por në fakt nuk është”, thotë ajo para se ta kritikojë një pop artiste. “Paula Abdul nuk është gjë fare. Ajo këngëtare po këndon keq”.

Regjisori Kevin Macdonald premton një vështrim “të pandërprerë” të jetës së këngëtares, dokumentari që pritet të dalë në kinema më 6 korrik.

Ky film dokumentar përmban pamje arkivore të papublikuara më parë dhe intervistat e fundit të xhiruara me familjet Houston, Brown, Clive Davis dhe kolegun e saj nga filmi “The Bodyguard” Kevin Costner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat