Kaq elegant çiftin Fejzullahu se keni parë asnjëherë

Mediale Vip

Kaq elegant çiftin Fejzullahu se keni parë asnjëherë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 20:53
Ermal Fejzullahu dhe gruaja e tij

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është mjaft i angazhuar në muzikë.

Megjithatë, përpos që është i pranishëm në koncerte dhe mbrëmje muzikore të shumta, ai gjen kohë edhe për familjen.

Të paktën këtë e tregon përmes imazheve të njëpasnjëshme që publikon në llogarinë e tij, Instagram.

Ai ka shumë vite që është i martuar me Arianën, madje dyshja janë prindër të tre fëmijëve, Artit, Erës dhe Bunës.

Në këtë fotografinë e fundit që ka publikuar ata shihen se janë rregulluar për ndonjë aheng, të cilët duken më elegant se kurrë.

Ermali, tashmë është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Fshatarja ime”, në duet me Ledri Vulën, ku projekti numëron mbi 10 milionë klikime në Youtube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat