Enca e ka marrë seriozisht dobësimin, publikon video pa grim dhe e mbuluar në djersë nga palestra - Bota Sot
Enca e ka marrë seriozisht dobësimin, publikon video pa grim dhe e mbuluar në djersë nga palestra

Mediale Vip

E martë, 22 maj 2018

Enca e ka marrë seriozisht dobësimin, publikon video pa grim dhe e mbuluar në djersë nga palestra

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:42
Enca Haxhia

Enca është akuzuar gjithmonë si nga ato këngëtare që e ekzagjeron me fotoshopin dhe se është shumë më e rrumbullakosur se sa e tregon në fotot e postuara në “Instagram” apo “Snapchat”.

Duket se gojët e “liga” duhet të fillojnë të pushojnë pak e nga pak, sepse Enca e ka marrë shumë seriozisht palestrën dhe faktin se do të dobësohet për tu dukur shumë më shumë “seksi” nga ç’është për momentin.

Këtë gjë e ka treguar vetë këngëtarja me videot e fundit që ka publikuar në “Instastory” dhe “Snapchat”, ku shfaqet pa grim, super e djersitur, e skuqur dhe e lodhur.

Në videon e publikuar, këngëtarja shfaqet e mbuluar në djersë dhe shkruan “Tu ra shi nga Enca”, ku krahason djersët me reshjet e shiut dhe “dead”, duket se Enca po lodhet aq shumë sa ndihet e vdekur.

Pas videoklipit “hot” që prezantoi pak kohë më parë duket se Enca po na paralajmëron për një paraqitje tjetër dhe më “hot”, kjo është për tu parë sepse vera akoma nuk ka filluar mirë që Enca të “zhvishet” për të treguar punën e bërë në palestër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test