E akuzon për përdorim “photoshop”-i, Kejvia i “sulet” komentuesit - Bota Sot
E akuzon për përdorim “photoshop”-i, Kejvia i “sulet” komentuesit

Mediale Vip

E enjte, 16 gusht 2018

E akuzon për përdorim “photoshop”-i, Kejvia i “sulet” komentuesit

Më: 16 maj 2018 Në ora: 15:34
Kejvina Kthella

Velina e spektaklit “Xing me Ermalin” tashmë është një ndër vajzat më të ndjekura dhe komentuarat në rrjetet sociale, duke qenë se edhe ajo është shumë aktive në postimin e fotove, ku shumica e tyre janë mjaft provokuese.

Sigurisht që jo të gjithë janë dashamirës me komentet ndaj velinës bionde, por as Kejvina nuk ua kursen përgjigjet kur e prekin aty ku nuk duhet.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe te fotoja e fundit që ajo ka publikuar, ku ka pozuar me një palë xhinse të grisura, një bluzë sportive që i nxjerrë barkun.

Menjëherë kanë shpërthyer komentet në foton e postuar në rrjetin social “Instagram”, ku një nga komentuesit e akuzon për përdorim “photoshop”-i te pjesa e grisur e xhindeve.

Por nuk ka munguar as përgjigja e Kejvinës, e cila ia shpjegon mirë komentuesit se pse pjesa e dalë nga xhinset nuk është fare “photoshop”, por diçka më se normale që ndodh në qoftë se ulesh.

Sigurisht që komentuesi e ka kuptuar se velina  është acaruar nga komenti i tij dhe i kthehet duke i thënë se është thjeshtë një shaka.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test