Dafina Zeqiri tregon gjoksin bombastik, e zhytur në vaskë

Mediale Vip

Dafina Zeqiri tregon gjoksin bombastik, e zhytur në vaskë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:58
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri na surprizon gjithmonë me fotot seksi, që ajo poston në rrjetet sociale. Format e saj bombastike provokojnë fansat e shumtë që e ndjekin.

Në përgjithësi, jemi mësuar ta shohim Dafinën me veshje sportive dhe të gjera, por, së fundi, ajo na ka surprizuar me një foto shumë seksi, ku ka ekspozuar format e saj të palestruara.

Fotografja Fjoralba Kryemadhi ka ndarë me ndjekësit e saj një foto artistike të këngëtares, ku shfaqet e zhytur në një vaskë, nga ku tregon gjoksin. E veshur me të brendshme intime të zezë, ajo ka pozuar para aparatit që fokuson pikërisht këtë pjesë të saj të trupit, shpesh e komentuar në mediat rozë për tatuazhin.

Ndërkohë që të gjithë jemi kureshtarë të dimë se çfarë fshihet pas këtyre fotove të reja të këngëtares, e cila prej muajsh ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të vazhduar karrierën mes Shqipërisë dhe Kosovës. Mesa duket, këngëtarja është gati të publikojë projektin e ri muzikor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat