Gruaja e Ludacris pati një përvojë të keqe gjatë jetës

Mediale Vip

Gruaja e Ludacris pati një përvojë të keqe gjatë jetës

Më: 16 maj 2018 Në ora: 11:17
Gruaja e Ludacris, Eudoxie

Gruaja e Ludacris, Eudoxie, së fundmi përdori Instagramin e saj për të zbuluar se në fillim të këtij viti ajo pësoi një abort.

“Zot të falënderoj për dhuratën e jetës. Ky vit nuk ishte edhe aq i mirë për ne”, fillonte posti i saj.

“Kam pasur një abort dhe kisha nevojë për kirurgji”.

Ludacris dhe Eudoxie u martuan në vitin 2014 para se të prisnin në jetë vajzën e tyre Cadence në vitin 2015.

“Unë qëndrova besnike dhe lutesha. Si mund të ankohem kur Perëndia më dha mundësinë të provoj amësinë. Unë po e ndaj këtë me ju për t’ju falënderuar”.

Eudoxie vazhdoi: “Faleminderit Zot për këtë jetë. Faleminderit për familjen dhe miqtë e mi të bukur që kanë qenë kaq mbështetës. Faleminderit për një vit tjetër!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat