Nëna e Meghan Markle niset për në Britani

Mediale Vip

Nëna e Meghan Markle niset për në Britani

Më: 16 maj 2018 Në ora: 10:29
Meghan Markle me nënën e saj

Shoqërimi i Meghan Markle në altar për t’u martuar me Princin Harry vjen me disa privilegje.

E nëna e Markle është duke shijuar disa prej tyre aktualisht, pasi u nis për të udhëtuar për në Britani, që të jetë pjesë e dasmës mbretërore.

Doria Ragland është marrë nga shtëpia e saj në Los Angeles, për t’u nisur për në Londër. Ajo është dërguar në terminalin “Private Suite” në aeroportin LAX, vend ky i rezervuar për më të famshmit.

Pas disa ditësh dramë me babin e Meghan, Thomas Markle, është bërë e ditur se ai nuk do të jetë pjesë e dasmës pasi do t’i nënshtrohet një procedure mjekësore në lidhje me shëndetin e zemrës.

Doria pritet që ta dorëzojë Meghan tek Harry në ceremoninë e martesës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat