“Sulltanesha Hyrrem” nuk njihet, e shpërfytyruar nga operacionet plastike

Mediale Vip

“Sulltanesha Hyrrem” nuk njihet, e shpërfytyruar nga operacionet plastike

Më: 15 maj 2018 Në ora: 17:47
Meryem Uzerli

Sulltanesha Hyrrem, ose Meryem Uzerli siç ajo quhet, ka qenë një ndër aktoret më të preferuara turke pikërisht për shkak të rolit të saj në seriali “Sulltan i Madhërishëm”. Karakteri i saj në serial, pamja e jashtme dhe e folura e saj, një miksim mes turqishtes dhe gjermanishtesh, nga ajo e ka prejardhjen, e renditën në atë në listën e aktorëve më të preferuara qoftë për publikun turk, ashtu edhe për atë për atë shqiptar.

Mirëpo, duket se as Meryem nuk u ka shpëtuar dot manisë së operacioneve plastike, dhe është shpërfytyruar toalisht. Fansat e kanë vënë atë në qendër të kritikave, për shkak të ndryshimit për keq që ka pësuar aktorja vitet e fundit. Buzët e saj duken shumë më të fryra, po ashtu edhe mollëza. Në foton e fundit, aktorja duket si një kukull plastike.

Ndonëse ka luajtur disa seriale të ndryshe me rolin e protagonistes, Meryem Uzerli do të mabhet mend si “Sulltanesha Hyrrem”. Ajo u largua në gjysmë të serialit dhe në vendin e saj erdhi një tjetër aktore turke, por ky ndryshim nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e telenovelës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat