Pritjes i vjen fundi, 'lali Eri' së shpejti baba!

Mediale Vip

Pritjes i vjen fundi, 'lali Eri' së shpejti baba!

Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:26
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë qenë qendra e vëmendjes së mediave prej vitesh dhe mund t'i quajmë padyshim çiftin e preferuar të shqiptarëve.

Erioni dhe Ajola jo vetëm përcjellin pozitivitet dhe ëmbëlsi në daljet e tyre publike, por janë kthyer në çiftin model për të gjithë, me historinë e tyre të dashurisë që mbart më shumë se 15 vite. I ftuar në "Kurthin e Piter Pan" pak kohë më parë, kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se ai dhe Ajola ja kanë lënë kohës për t'u bërë me fëmijë. 

Dhe ky moment ka ardhur! Burime për "Xing" thonë që Ajola është në pritje të ëmbël, megjithatë ky lajm pritet të konfirmohet nga vetë çifti. Pak ditë më parë Ajola dhe Erioni i mahnitën të gjithë me pamjen në Ballon vjeneze të Tiranës, por Ajolës nuk arrihej t'i shihej barku e veshur me një fustan të zi dhe ngjyrë të artë, megjithëse është herët për të folur mbi këtë pjesë. 

Kujtojmë që Ajola Xoxa së fundmi ishte ideatore e regjisore e klipit që prezantoi Shqipërinë në Eurovision.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat