Akuzuan Shqipërinë për vendin e dytë të Qipros, Eleni ka dy fjalë për grekët

Mediale Vip

Akuzuan Shqipërinë për vendin e dytë të Qipros, Eleni ka dy fjalë për grekët

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:25
Eleni Foureira

Pas përfundimit të garës në “Eurovizion”, ku u rëndit e dyta me këngën e saj “Fuego”, këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira është rikthyer në Athinë.

Këngëtarja është pritur mjaft mirë nga fansat e saj, por edhe nga gazetarët të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin që ajo ka zbritur nga avioni.

Eleni ka folur për herë të parë për eksperiencën saj në këtë kompeticion, ku ka treguar se edhe pse u mërzit pasi ishte shumë afër fitores, ajo prapë është shumë krenare për veten e saj dhe për Qipron që arritën të ishin ballë përball me një shtet të fuqishëm si Izraeli.

Mirëpo në mediat greke u përfol shumë se arsyeja që Qipro nuk arriti të fitonte ishte sepse Shqipëria i dha 12 pikë Italisë dhe jo Elenit.

Ajo  është pyetur nga gazetarët se si është ndjerë kur Shqipëria nuk i dha 12 pikë por 10 dhe përgjigja e saj i ka habitur të gjithë.

“Me dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash me këtë? Me dhanë 10 pikë, ishim tre shqiptar pikët duhet të ndaheshin në një mënyrë, njëri do merrte 12 tjetri 10, vetëm për arsye patriotike dhe unë i falënderoj nga zemra shqiptarët sepse kur pash 10 pikët u gëzova jashtëzakonisht shumë”, është shprehur këngëtarja me origjinë shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat