Thanë që kishin kohë që nuk flisnin me njëra-tjetrën, Orinda sqaron raportin me Elvana Gjatën

Mediale Vip

Thanë që kishin kohë që nuk flisnin me njëra-tjetrën, Orinda sqaron raportin me Elvana Gjatën

Më: 14 maj 2018 Në ora: 14:37
Elvana Gjata dhe Orinda Huta

Një ditë më parë, në media të ndryshme qarkulloi lajmi se marrëdhënia midis dy këngëtareve të njohura Orinda Hutës dhe Elvana Gjatës ishte ftohur. Sipas shkrimeve, dy vajzat e ekranit shqiptar ishin zënë dhe kanë kohë që nuk flasin me njëra-tjetrën.

Gjithashtu thuhej se shkak i kësaj situate ishte pikërisht sherri i Orindës me këngëtarin Flor Mumajesi, e si rrjedhojë dhe raporti i moderatores e Elvanës kishte ndryshuar.

Por pas këtyre lajmeve ka reaguar vetë Huta, e cila ka sqaruar se si qëndron e vërteta. Orinda në një “Instastory” ka shpërndarë një foto të lajmit të përfolur dhe përmbi të ka shkruar: “Kush i tha këtyre që ne i kemi ngrirë marrëdhëniet”,  duke etiketuar edhe këngëtaren e njohur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat