E përqeshin, mbyll Instagramin

Mediale Vip

E përqeshin, mbyll Instagramin

Më: 14 maj 2018 Në ora: 14:08
Cardi B

Cardi B ishte në qendër të vëmendjes së fansave, pasi Azelia Banks e quajti yllin shtatzënë si një “karikaturë të gruas së zezë”, gjatë një interviste për The Breakfast Club.

Komentet ofenduese të Banks kanë marrë kundërpërgjigjen e shpejtë të Cardi B, e cila ka thënë se fansat e përcjellin në Instagram për shkak të talentit të saj.

“Unë nuk zgjedh të bëhem e famshme, janë njerëzit ata që zgjedhin. Flas ashtu si flas dhe jam ajo që jam”, ka thënë ajo.

Pak kohë pas kësaj, Cardi B ka shlyer llogarinë e saj në Instagram dhe llogarinë në Twitter e bëri private. Para se të fshihte “cicërimat” e saja, reperja e Invasion of Privacy kishte thënë se ka nevojë të kënaqet me shtatzëninë e saj, projektet e reja dhe partnerin e saj.

“Jam e lodhur nga këto gjëra të ndyra”, ishte shprehur ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Cradi B dhe Azelia grinden mes vete. Në shtatorin e kaluar, Banks kishte quajtur Cardi një “Nicki Minaj të gjorë” duke e akuzuar atë se ka përdorur një “frymëzues të shpirtrave” për këngën e saj të njohur Bodak Yellow.

Cardi B pritet të ketë fëmijë me të dashurin e saj Offset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat