Aktori turk vjen së shpejti në Shqipëri, ja ku do të mund ta shihni

Mediale Vip

Aktori turk vjen së shpejti në Shqipëri, ja ku do të mund ta shihni

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:51
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Pas rikthimit të Almeda Abazit në skenën shqiptare si moderatore e programit “Dancing With The Stars”, u shtuan zërat se shumë shpejt edhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman do të vinte në Shqipëri, ku do të ishte pjesë e programit.

Mirëpo kjo nuk është më thjesht një thashetheme, por një fakt që vetë aktori e ka pranuar dhe bërë zyrtare, kanë thënë burime për “Iconstyle”. I pyetur nga një revistë turke lidhur me ardhjen në Shqipëri dhe përfshirjen e tij në spektaklin “Dancing With The Stars”, aktori ka pranuar se është duke lexuar skenarët e ardhshëm të spektaklit.

“Po i lexoj skenarët e ardhshëm. Nuk kam asnjë gjë fikse akoma, por nuk po nxitohem”, mësohet se ka thënë Tolgahan Sayisman, gjë që vërteton se aktori do të jetë pjesë e një nate të veçantë të spektaklit të kërcimit në Shqipëri, edhe pse ende nuk është bërë i ditur roli që ai do të ketë.

Aktori është mjaft i njohur dhe i dashur nga publiku shqiptarë, kjo jo vetëm për faktin se është i martuar me një shqiptare, por për shkak të serialeve të shumta që janë transmetuar në vendin tonë, ku Tolgahan është protagonist dhe vlerësohet si një ndër aktorët më të mirë turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat