Kur Elvana rregullohet vetë për koncert

Mediale Vip

Kur Elvana rregullohet vetë për koncert

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:54
Elvana

Është e kuruar në çdo paraqitje publike.

Veshjet e shtrenjta, grimi profesional, flokët e fotot e realizuara me aparat enkas janë një domosdoshmëri për këngëtaren Elvana Gjata.

Sidoqoftë, duket se vetë Elvana nuk e ka problem të shfaqet herë pas here edhe pa këto detaje përcjellëse.

Në këtë formë ka vepruar diten e djeshme si e ftuar në ‘Color Day Festival’ në Tiranë ku duhet të mos e ketë pasur me vete Kacin e Sellmes por është rregulluar vetë.

‘No Sellma, No Kaci. Vetë, shpejt e shpejt’ është shprehur ajo në disa fotografi të postuara të cilat janë fshirë më pas për t’u zëvëndësuar me një seri tjetër imazhesh nga festa.

Në rradhë në turin ‘This is Me’ pas Tiranës është Athina teksa në fund, nisja e datave do përmbyllet me Prishtinën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat