Ka bërë 1 vit ushtri, kush është fituesja izraelite e Eurovizion 2018

Mediale Vip

Ka bërë 1 vit ushtri, kush është fituesja izraelite e Eurovizion 2018

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:33
Netta Barzilai

Netta Barzilai, këngëtarja dhe artistja izraelite 25-vjeçare fitoi Eurosong 2018 mbajtur në Lisbonë, Portugali, me këngën e saj “Toy”, duke shënuar fitoren e katërt të Izraelit në konkursin e Këngës në Eurovizion (pas fitoreve në vitet 1978, 1979 dhe 1998).

Barzilai u lind më 22 janar 1993 në Hod HaSharon. Kur ajo ishte tre muajshe, u zhvendos me familjen e saj në Nigeri ku jetoi për katër vjet përpara se të kthehej në Izrael.

Para regjistrimit të detyrueshëm të forcave të mbrojtjes izraelite, ajo kaloi një vit shërbimi vullnetar paraushtarak në Nahal dhe bëri shërbimin ushtarak në Bandën Navy të Izraelit.

Barzilai banon tani në Tel Aviv.

Karriera muzikore

Në shtator 2017, Barzilai fitoi audicionet e HaKokhav HaBa të Izraelit me këngën Rude Boy të Rihannës.

Pasi mori 82% të votave, kaloi në fazën e dytë të konkursit në të cilin këndoi “Hey Mama” të David Guetta.

Në shkurt të vitit 2018, ajo këndoi “Wannabe” te Spice Girlsdhe ndonëse humbi duelin me Ricky Ben Ari, kaloi në një fazë tjetër pasi u përzgjodh nga juria.

Kënga e fundit që Barzilai kendoi në konkurs ishte një përzierje e “Style Gangnam” të Psy dhe “Tik Tok” i Kesha.

Pasi siguroi 210 pikë nga juria dhe publiku, Barzilai fitoi vendin e parë dhe të drejtën për të përfaqësuar Izraelin në Eurovizion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat