Habit moderatorja e shqiptare: Vjehrrën nuk bëhet fjalë ta kem në shtëpi

Mediale Vip

Habit moderatorja e shqiptare: Vjehrrën nuk bëhet fjalë ta kem në shtëpi

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:22
Aulona Musta

Ajo është një ndër moderatoret e njohura të televizionit shqiptar e cila shquhet për humorin e saj, por edhe për thumbimet  që i bën Vipa-ve. Bëhet fjalë për Fatma  Haxhialiun e cila prezanton prej vitesh së bashku me Aulona Mustën emisionin ‘Thumb’.

Ditën e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘Boom’ në Ora News, ku moderatorja ka folur për jetën e saj private dhe madje ka treguar dhe për raportin vjehërr nuse, ku sipas saj ajo e ka gjetur rrugën e mesme duke qenë se nuk jeton me të dhe rrjedhimisht nuk kanë as probleme.

E  pyetur se si i ka marrëdhëniet me nënën e bashkëshortit  ajo është përgjigjur: “Vjehrrën e kam në Kosovë. Është shumë e mirë. Në shtëpi nuk bëhet fjalë që ta kisha sepse unë e di që jam njeri që nuk mund të jetoj me njerëz të tjerë në shtëpi. Ajo edhe mund të jetojë sepse ka tipin fiks si të parnerit tim, janë shumë tolerantë, të butë të dy. Nuk ka lidhje ajo, jam unë problem”, ka rrëfyer për dy gazetaret Fatma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat