Elton Deda me fjalë të ndjera për Gentin, shpjegon në pak fjalë ‘politikën’ e Eurovizionit!

Mediale Vip

Elton Deda me fjalë të ndjera për Gentin, shpjegon në pak fjalë ‘politikën’ e Eurovizionit!

Më: 13 maj 2018 Në ora: 12:21
Elton Deda

Fitorja e Izraelit nuk e kënaqi pjesën më të madhe të publikut. Ndonëse prej ditësh mësuam se Netta do të ishte fituesja që do të ngjitej në skenën e Lisbonës, votimi nga vendet europiane u duke disi i padrejtë. Elton Deda ka reaguar lidhur me një çështje të tillë, duke iu referuar madhështisë artistike të Eugentit.

“Profesionistët të votuan dhe për pak nuk ishe në 5-çe, por nuk mund të kesh zhgënjim pasi vetëm një budalla emotivo-superhormonal nuk i kupton politikat e lëpirjeve dhe servilizmave të ‘mesazheve glorioze’ të këtij aktiviteti mediokër”, ka shkruar ndër të tjera Eltoni, duke bërë të qartë qendrimin e tij lidhur me festivalin europian. “Mbaje kokën lart sepse (të paktën për mua) ishe vokalisti më i mirë i Eurovizionit dhe djali modest që kush e di se ç’heq të bashkëjetojë me madhështinë e rocnrollit brenda teje”, ka qenë një tjetër frazë e përdorur nga Deda, për t’i dhënë vlerësimet maksimale Bushpepës.

Eltoni e ka vlerësuar ndër vite talentin e Eugentit, e nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht edhe gjatë intervistave të ndryshme televizive. Një status plot jetë ky i Dedës!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat