Shikoni si e surprizon bashkëshorti Emina Cunmulajn

Mediale Vip

Shikoni si e surprizon bashkëshorti Emina Cunmulajn

Më: 13 maj 2018 Në ora: 07:40
Emina Cunmulaj

Kur kanë mbetur edhe fare pak ditë nga ardhja në jetë e fëmijës së dytë, supermodelja e njohur shqiptare na tregon se sa njeri i rëndësishëm është për bashkëshortin e saj, i cili mjeshtërisht di si ta surprizojë herë pas here. Kështu, dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për Emina Cunmulajn. Sapo ka zbritur në katin e parë të shtëpisë, ajo është befasuar nga surpriza!

Përpara syve të saj qëndronte një buqetë super e madhe me lule në nuancë rozë dhe të bardhë, të cilat ishin vendosur mbi tavolinë në një vazo të madhe qelqi. Duke e xhiruar këtë moment të veçantë, Emina e shprehu hapur se e dinte autorësinë e kësaj dhurate. Në të duket qartë edhe një mini zarf, ku me siguri në të janë shkruar fjalët e zemrës nga partneri i saj.

Në foton e radhës, ajo shkruan: "Sa e bukur"! Ndërkohë që të gjithë janë kuriozuar në lidhje me gjininë e foshnjes së dytë të Eminës, pas fëmijës së parë vajzës bukuroshe Ella Faria. E martuar prej disa vitesh me miliarderin Sam Nazarian, biznesmeni i njohur për rrjetin e famshëm të hoteleve Nazarian me shtrirje gjeografike në të gjithë shtetet e botës, ai gjithmonë ka treguar me vepra se si arrin ta surprizojë herë pas here të shoqen e tij, me udhëtime, me dhurata të çmuara, me buqeta të mëdha lulesh, etj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat