Nuk pranonin të hynin në studio, Ermal Mamaqi mer në krahë këngëtaret

Mediale Vip

Nuk pranonin të hynin në studio, Ermal Mamaqi mer në krahë këngëtaret

Më: 12 maj 2018 Në ora: 21:49
Xing me Ermalin

Këngëtaret Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima ishin sot të ftuarat e radhës në emisionin “Xing me Ermalin”. Por hyrja e të ftuarave këtë puntatë ishte ndryshe.

Pas prezantimit që drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi i bëri të ftuarve, asnjëra prej tyre s’po dukej në studio, ndaj vetë Mamaqi shkoi në parpaskenë për të parë se ç’po ndodhte.

Asnjëra prej këngëtareve nuk pranonte të futej përpara tjetrës në shenjë respekti duke bërë kështu të qëndronin gjatë në prapaskenë.

Duke qenë se këngëtaret nuk po futeshin në studio, drejtuesi i emisionit ka zgjedhur t’i marë në krahë. Fillimisht ai ka marrë në krahë Dilon dhe më pas Tarifën dhe ka vijuar normalisht emisionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat